Periudha nëntë mujore e shtatzënisë nuk është gjithmonë një periudhë e lehtë dhe e këndshme për nënën. Pavarësisht nga ngazëllimi dhe pritja për ardhjen e anëtarit të ri të familjes, shumë simptome të pakëndshme mund të shfaqen gjatë shtatzënisë, përfshirë: mundimin, lodhjen dhe mungesën e energjisë.
Është thelbësore për nënën e re që të kujdeset më shumë për vetveten meqë shtatzënia kërkon që trupi i saj të funksionoj me kapacitet maksimal. Andaj është e rëndësishme që të kompensohet kjo kërkesë shtesë që ushtrohet mbi organizëm duke fjetur më shumë, duke u marrë mjaftueshëm me aktivitet fizik dhe duke konsumuar ushqim të shëndetshëm e të balancuar, i cili i përmbushë këto ndryshime të kërkesave që shfaqen si rezultat i shtatzënisë.
Gjatë shtatzënisë kërkesa për hekur mund të rritet në masë të madhe. Hekuri është i domosdoshëm për bartjen e oksigjenit ndërmjet nënës
dhe fetusit të saj si edhe për furnizimin e foshnjës me rezerva të mjaftueshme të hekurit për disa javë pas lindjes.
Hekuri po ashtu është i domosdoshëm për zhvillimin fetal veçanërisht për zhvillimin normal të sistemit nervor dhe për parandalimin e anemisë së nënës. Vëllimi i gjakut rritet në mënyrë të konsiderueshme prandaj nevojitet më shumë hekur për krijimin e eritrociteve. Meqë vetëm përmes një ushqimi të balancuar është e vështirë të përmbushet kjo kërkesë shtesë, shpeshherë rekomandohet që të merret një suplement hekuri që prej javës së 13-të apo edhe më herët.
Fatkeqësisht nuk ekziston ndonjë definicion i përgjithshëm sa i përket konsumimit të rekomanduar ditor të vitaminave dhe mineraleve në shtatzëni. Shumë rrethana duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për një grua shtatzënë: gjendja e saj socio-ekonomike, prapavija e saj kulturore dhe religjioze si edhe shprehitë e saj të të ushqyerit.
Femrat në përgjithësi këshillohen që të kërkojnë ndihmën e mjekut apo të mamisë së tyre përpara marrjes së suplementeve gjatë shtatzënisë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mungesa e hekurit është njëra prej defiçiencave më të shpeshta të mineraleve në botë. Kjo ndodh kur furnizimi me hekur nuk mund ta përmbushë kërkesën për të.
Lodhja e vazhdueshme
Vështirësia për t’u koncentruar
Mungesa e energjisë
Zvogëlimi i forcës së qëndresës
Lëkura e zbehtë
Flokët dhe thonjtë e brishtë
Floradix është një formulë e lëngët me përbërje hekuri e cila është konsumuar për më shumë se 40 vite nga miliona femra nga anë e mbanë bota. Çfarë e bën Floradix-in kaq të veçantë?
Dobitë e Floradix-it:
Përmban glukonat të hekurit, i cili absorbohet mirë nga organizmi
Nuk shkakton kapsllëk
Vitamina C dhe koncentratet e frutave e rrisin edhe më shumë absorbimin e hekurit
Ekstraktet bimore, p.sh. nga hithra, karotat, spinaqi, kopra dhe algat ngjyrë kafe, e ndihmojnë tretjen dhe i sigurojnë elementet e tjera në gjurmë
B-vitaminat e ndihmojnë krijimin e përbërësve të gjakut dhe lirimin e energjisë
Lëngjet e frutave i japin Floradix-it një shije të këndshme
Floradix nuk përmban lëndë konservuese, ngjyrues apo aromatizues kimik
Floradix po ashtu nuk përmban alkool, derivate shtazore, laktozë, produkte të qumështit dhe kokrra (lajthi, arra, bajame, etj.)
Floradix është i përshtatshëm për vegjetarianë
Meqë të gjithë nutrientët janë të tretur në lëngë, ata shumë më mirë absorbohen nga organizmi në krahasim me tabletat të cilat së pari duhet të zbërthehen në traktin tretës.
E gjithë kjo e bën Formulën e lëngët me përbërje hekuri – Floradix të lehtë për lukthin, duke shmangur kështu problemet me kapsllëkun, me të cilat ballafaqohet një numër i madh i femrave gjatë shtatzënisë.
Me Floradix ju mund të mbani sasitë e hekurit tuaj dhe të foshnjës suaj në vlera optimale para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
Floradix Tonik me Hekur – 15mg hekur në 20ml
Floradix Tabletat e Hekurit – 14mg për 2 tableta.
Floradix Tabletat po ashtu përmbajnë acidin folik, i cili është tejet i rëndësishëm në tremujorin e parë të shtatzënisë.
Gjatë shtatzënisë mund të jetë e nevojshme të shtohet doza e rekomanduar ditore e deklaruar në paketim. Megjithatë, për çdo ndryshim në dozën e rekomanduar ditore, duhet të konsultohet mjeku, si dhe duhet të bëhet vetëm nën mbikqyrjen e mjekut.