A ka ndonjë ushqim ose pije që duhet ta shmang kur konsumoj produktet me përmbajtje hekuri, Floradix Tonik me Hekur apo
Floradix Tabletat?
Disa ushqime dhe pije komprometojnë absorbimin e hekurit, kështu që është mirë t’i shmangni ato gjatë gjithë kohës sa merrni Floradix, ose hani një vakt të pasur me hekur. Kjo përfshin kafenë, vezët, bylmetet, fibrat, çajin.
Kur është koha më e mirë për ta marrë Floradix Liquid Iron?
Në shumicën e rasteve, koha më e mirë për ta marrë Floradix është 30 minuta para ushqimit ose dy orë më pas. Floradix është më së miri të merret në stomak të thatë.
Me qëllim të lehtësimit të absorbimit të hekurit, mund të konsumoni lëngje frutash të pasura me vitaminë C. Floradix Tonik me Hekur mund të hollohet me lëngje frutash ose ujë, nëse kërkohet.
A janë këto produkte të përshtatshme për vegjetarianë?
Të gjitha produktet tona janë të përshtatshme për vegjetarianë, si dhe shumë prej tyre janë të përshtatshme edhe për veganë. Ekziston një kuti shënjuese në secilën faqe që tregon se cilat produkte janë të përshtatshme për veganë, si dhe a janë pa gluten, pa grurë, pa maja, pa qumësht dhe pa laktozë.
Përse produktet e lëngshme duhet të mbahen në frigorifer?
Produktet tona nuk përmbajnë asnjë konzervues kimik dhe për këtë arsye me qëllim të parandalimit të prishjes së produktit, është e rëndësishme që pas hapjes shishet të mbahen në frigorifer dhe të ruhen në pozitë vertikale. Suplementet e lëngshme nga Salus duhet të përdoren brenda 4 javësh pas hapjes së tyre. Lëngjet e freskëta të bimëve (si Artiçoka dhe Acerola), gjithashtu duhet të mbahen në frigorifer dhe të përdoren brenda 2 javësh.
Para hapjes, shishet mund t’i ruani në një vend të freskët dhe të thatë (15-25 ̊C).
Në qoftë se nuk ju kemi përgjigjur pyetjes tuaj, ju lutemi e dërgoni pyetjen tuaj direkt tek ne duke përdorur formularin e kontaktit në faqen e internetit.