SALUS-Haus është kompani gjermane që merret me prodhimin e produkteve ushqimore me bazë bimore, përfshirë markën e tyre jashtëzakonisht të popullarizuar, Floradix. E themeluar në vitin 1916 nga Dr. Med. Greither, kompania ka prodhuar produkte ushqimore shëndetësore për më shumë se një shekull – një arritje për të cilën të gjithë ata që bashkëpunojnë me Salus janë me të vërtetë krenarë. Deri më sot, SALUS Haus është ende biznes familjar dhe drejtohet nga djali i themeluesit Otto Greither, së bashku me drejtorin tjetër, Dr. Florian Block. Nga një fillim modest, SALUS Haus është rritur për të punësuar mbi 400 njerëz në selinë e tyre në Bruckmühl, ku kompania luan një rol të rëndësishëm në komunitetin lokal. Kërkesa për produktet Salus në të gjithë botën vazhdon të rritet, dhe falë eksportit në mbi 65 vende, njerëzit në tërë botën tani i shijojnë suplementet tona të lëngshme, tabletat, çajrat bimorë dhe lëngjet bimore. Inovacionet praktike, qasja e qëndrueshme, përgjegjësia e korporatave sociale dhe konsiderata për mjedisin janë gurthemelet e një historie suksesi. Falë kësaj tradite, Salus mezi pret të përmbushë sfidat e së ardhmes
Otto Greither së bashku me drejtorin, Dr. Florian Block
Koncepti Salus për jetë të shëndetshme ka pasur gjithnjë në fokus nocionin se vlerësimi i lartë për natyrën dhe mirëqenia e njeriut janë të pandashme. Gama jonë e popullarizuar e suplementeve të lëngshme, lëngjeve të freskëta bimore, çajrave bimorë dhe tabletave janë në dispozicion për një mënyrë të shëndetshme të jetës gjatë së cilës ne marrim përgjegjësi për mirëqenien tonë. Standardet më të larta të cilësisë, përgjegjësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit në kultivimin dhe prodhimin e bimëve garantojnë që produktet tona ushqimore shëndetësore të ndihmojnë njerëzit si dhe të mbrojnë natyrën dhe mjedisin. Prodhimi i përbërësve të papërpunuar bëhet jo vetëm në Gjermani, por edhe në të gjithë botën, në kuadër të një shumëllojshmërie eko-projektesh, të cilat kontribuojnë në mbrojtjen e llojeve të bimëve të kërcënuara dhe mbështesin fermerët e vegjël. Fermerët, inxhinierët bujqësorë, biologët dhe farmacistët punojnë së bashku në bujqësinë organike në mënyrë që të arrijnë rezultate optimale në kultivimin e bimëve të egra, përzgjedhjen e farave dhe zgjedhjen e bimëve shëruese. Ne përcaktojmë kohën më të mirë për korrje, si dhe metodat më të mira të përpunimit dhe tharjes. Rezultat i kësaj metode të prodhimit ekologjikisht largpamëse janë produktet natyrale të cilësisë së lartë, me përmbajtje optimale të përbërësve aktiv për të mirën e njerëzimit, pa dëmtuar mjedisin. Në fillim të viteve 1990-ta, z. Greither kishte blerë ferma barishtore në Kili. Mjedisi i paprishur i Kilit Jugor, rrëzë vullkanit Villarrico, ofron kushte ideale për kultivimin e lëndëve të para organike: uji i pastër akullnajor është i disponueshëm për ujitje, toka nuk i është nënshtruar kimikateve, dhe falë pozitës të lartë, ajri është kryesisht jo i ndotur. Kultivimi jo vetëm që furnizon Salus me përbërës të papërpunuar, por gjithashtu krijon vende pune për komunitetin lokal dhe i shërben biodiversitetit në mënyrë që shumëllojshmëria e specieve bimore të mirëmbahet për gjeneratat e ardhshme. Përdorimi i kujdesshëm i burimeve natyrale ka qenë gjithmonë me rëndësi të madhe për Salus dhe ne kurrë nuk e kemi menduar përdorimin e energjisë elektrike të prodhuar nga energjia bërthamore në fabrikën tonë të prodhimit. Kur u transferuam në Brukmühl në vitin 1968, hidrocentrali ishte arsyeja themelore për përzgjedhjen e vendit. Në Salus ne prodhojmë vetë pjesën më të madhe të energjisë elektrike me anë të energjisë hidroelektrike dhe energjisë diellore.
Selia a Salus Haus, Gjermani (foto 2) dhe Ferma bimore Futacoyan në Kili (foto 3)
Beta Pharm sh.p.k që nga viti 2010 është përfaqësues dhe distributor ekskluziv i produkteve të SALUS HAUS për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Operojmë në të tri vendet, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni me zyre të veçanta, në adresat: BETA PHARM SH.P.K. - Kosovë: Prishtinë, Bul. Bill Klinton p.n. Kontakt: +383 (0) 38 55 33 73, e-mail: info@beta-pharm.com BETA PHARM SH.P.K.- Shqipëri: Rruga Riza Cerova, Pallati Colombo, kati përdhe, dyqani 5. Kontakt: +355 (4) 42 38 88, e-mail: info@beta-pharm.com BETA PHARM DOOEL – Maqedoni: Skopje, Ul. 852 br. 62. Kontakt: +389 (0) 25 11 31 13, e-mail: info@beta-pharm.com