Floradix -Tonik me hekur, vitamina dhe ekstrakte bimore

Përmban ekstrakte bimore dhe koncentrate të frutave. Hekuri, Vitamina B2, B6, B12 dhe C kontribuojnë në mposhtjen e lodhjes dhe plogështisë

250ml

€13.00

Çmimi i rekomanduar

Floradix përmban hekur lehtësisht të absorbueshëm nga organizmi, më saktësisht në formë të glukonatit të hekurit, përmban vitaminë C bashkë me koncentratet e frutave të cilat kontribuojnë në fuqizimin e absorbimit të hekurit, si dhe vitaminë B2, B6 dhe B12, që bashkërisht kontribuojnë në shuarjen e lodhjes dhe përmirësimin e nivelit të hemoglobinës.

Floradix përmban hekur me aftësi të lartë të absorbimit. Acidet e frutave dhe ekstraktet bimore e parandalojnë shfaqjen e pengesave në tretje, shpesh të shkaktuara nga preparatet me përmbajtje të hekurit.

Nuk përmban lëndë konservuese, ngjyrues dhe aromatizues kimik, organizma të modifikuar gjenetikisht, alkool, laktozë, produkte të qumështit, apo kokrra (lajthi, arra, bajame, etj.)

Floradix për më tepër është një formulë e lëngët që nuk shkakton kapsllëk. Përmban ekstrakte bimore nga hithra, karotat, spinaqi, kopra dhe algat ngjyrë kafe, të cilat e ndihmojnë tretjen dhe ia sigurojnë organizmit elementet e tjera në gjurmë. Ndërkaq lëngjet e frutave i japin Floradix një shije të këndshme.

Floradix u dedikohet: fëmijëve, adoleshentëve, të rriturve, të moshuarve, personave në rekonvaleshencë, vegjetarianëve, të gjithë personave fiziksht aktiv – sportistëve, grave shtatëzëna dhe nënave gjidhënëse.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Për të rritur absorbimin e hekurit, merrni Floradix në stomak të zbrazët, përafërsisht 30 minuta para ushqimit, ose pas 2 orëve.

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç: 10ml dy herë në ditë gjysmë ore para mëngjesit dhe darkës

Fëmijët e moshës 6-12 vjeç: 10ml një herë në ditë

Fëmijët e moshës 1-5 vjeç: 5ml një herë në ditë

Përmbajtja

Ekstrakt ujor bimësh (54 %) nga: karota (Daucus carota), hithra (Urtica dioica), spinaqi (Spinacia oleracea), grami zvarritës (Agropyron repens), fryti i koprës (Foeniculum vulgare), algat ngjyrë kafe (Macrocystis pyrifera), hibiskusi (Hibiscus sabdariffa).

Përzierje e koncentratit të frutave (29,4 %) nga: dardha, rrushi, boronica e kuqe, manaferra, vishnja, portokalli, rrepa e kuqe, ekstrakt rogaçi, ujë dhe limon. Përbërësit e tjerë: mjaltë, ekstrakt ujor kaçe, ekstrakt i thërrimeve të grurit, ekstrakt ujor i tharmit të bukës, aromë natyrore, ujë.


Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit para përdorimit dhe mos e tejkaloni dozen e rekomanduar. Shtesat ushqimore nuk janë zëvëndësues të ushqimit të rregullt ditor. Mbajeni larg fëmijëve.

 

 

Vlerat ushqyese në: 100 ml 10 ml 20 ml
Vlera energjike 416 kJ / 98 kcal 42 kJ / 10 kcal 83 kJ / 20 kcal
Yndyrna prej të cilave acide yndyrore të pangopura < 0,5 g
< 0,1 g
< 0,5 g < 0,1 g < 0,5 g
< 0,1 g
Karbohidrate prej tyre sheqerna 23 g
19 g
2,3 g 1,9 g 4,6 g 3,8 g
Proteina 0,6 g < 0,5 g < 0,5 g
Kripë 0,06 g < 0,01 g 0,01 g
Përbërësit për:10 ml%RDA* /10 ml 20 ml%RDA* / 20 ml
Hekur (si glukonat hekuri) 7,5 mg 54 15 mg 107
Vitaminë B1 (si tiamin hidrohlorid) 0,8 mg 73 1,6 mg 145
Vitaminë B2 (si riboflavin natrium fosfat) 0,9 mg 64 1,8 mg 129
Vitaminë B6 (si piridoksin hidrohlorid) 0,4 mg 29 0,8 mg 57
Vitaminë B12 (cijanokobalamin) 0,6 µg 24 1,2 µg 48
Vitaminë C (acid askorbik) 10 mg 13 20 mg 25
*RDA: Doza e rekomanduar ditore