Artiçoka – lëng bimor

100% LËNG I PASTËR NATYROR BIMOR
Organik
Për një sistem të shëndoshë të tretjes

200ml

€9.50

Çmimi i rekomanduar

Lëngu bimor i pastër dhe organik i Artiçokes nga Salus është unik, meqë atij nuk i është larguar asgjë me avullim, fermentim apo me tharje. Bima e artiçokes përpunohet menjëherë 2 –3 orë pas mbledhjes së saj, gjë që ndikon në ruajtjen e përbërësve të saj aktiv.
Përbërësit aktiv të bimës së artiçokes janë cynarin, flavonoide (p.sh cynarosid) dhe sesquiterpenlactone (p.sh. cynaropicrin).

Artiçoka kontrollon tretjen, shton prodhimin e tëmthit duke e përmirësuar kështu shndërrimin e kolesterolit dhe të substancave yndyrore në formën e tyre më pak të dëmshme për organizmin.
Lëngu i Artiçokës ndihmon në rast mundimi, të vjellash, barkqitjesh, dhimbjesh barku, kapsllëku (që përfshijnë ndjesinë e fryerjes, djegësirën retrosternale, diskomfortin gazor në lukth apo krahëror si dhe mundimin/nauzenë), çrregullimesh hormonale, humbjes në peshë, arteriosklerozes dhe rregullon nivelin e kolesterolit në gjak. Lëngu i Artiçokës vepron si një laksativ i lehtë, stimulon metabolizmin, largon toksinat nga organizmi, si dhe vepron si diuretik.

Artiçoka tradicionalisht është përdorur si medikament për trajtimin e çrregullimeve me natyrë toksike dhe infektive të veshkave, mëlçisë si dhe të sëmundjeve reumatike. Më 1930, studimet klinike dëshmuan vlerën e artiçokes në uljen e nivelit të kolesterolit. Së voni, studimet klinike kanë treguar një zvogëlim të konsiderueshëm në kolesterolin e përgjithshëm (përafërsisht 20%) dhe një zvogëlim të peshës trupore (një humbje mesatare prej 5 kg) në ata persona të cilët u trajtuan me ekstraktin e artiçokes.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Të tundet mirë shishja përpara përdorimit
Të pihen 10 ml (=1/2 e kapakut matës) të lëngut natyral të artiçokes 2-3 herë në ditë, i papërzier apo i holluar me ujë apo lëng.
Rekomandohet të pihet para marrjes së ushqimit apo ndërmjet shujtave.
Nuk përmban alkool, lëndë konservuese, sheqerna, ngjyrues apo shtesa tjera artificiale.
Për të parandaluar prishjen, pas çdo përdorimi mbylleni shishen, ruajeni në frigorifer dhe konsumojeni brenda 2 javësh.

Përmbajtja

100 % lëng natyral organik nga artiçoka (Angjinareja) (Cynara scolymus L. ) nxirret nga koka e artiçokes


Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit para përdorimit dhe mos e tejkaloni dozen e rekomanduar. Shtesat ushqimore nuk janë zëvëndësues të ushqimit të rregullt ditor. Mbajeni larg fëmijëve.

 

 

Vlerat ushqyesenë 100 ml:
Vlera energjike 136 kJ / 32 kcal
Yndyrna prej tyre acide yndyrore të pangopura <0.1g <0.1g
prej tyre acide yndyrore të pangopura prej tyre sheqerna 7.0g 3.0g
Proteina 1.0g
Kripë 0.028g