Alpenkraft shurup kolli

Shurup bimor me mjaltë dhe ekstrakt malti

250ml

€ 11.30

Çmimi i rekomanduar

Alpenkraft është një shurup bimor, i cili përmban ekstrakte dhe distilate të shumë bimëve të dobishme si dhe mjaltë dhe ekstrakt malti të pastër.
E gjeni në çdo barnatore!
Bimët e përzgjedhura me kujdes dhe përbërësit e përdorur në prodhimin e shurupit bimor Alpenkraft e bëjnë këtë shurup në veçanti të dobishëm për njerëzit të cilët janë në kontakt me ndotësit iritues siç janë tymi i duhanit, pluhuri apo gazrat industriale.
Shurupi Bimor Alpenkraft është i dobishëm për kanalet e frymëmarrjes, dezinfekton mukozen e gojës dhe fytin. Parandalon ftohjen, dhëmbjen e fytit, bronhitin dhe infeksionet. Poashtu, Alpenkraft mund të ndihmojë në lehtësimin e zërit të ngjirur, dhe gjen aplikim: tek tharja e fytit; për nxitjen e sekretimit të mukusit në rrugët e frymëmarrjes duke ndihmuar kështu në lehtësimin e kollës; për njomjen e fytit kur kërkohet qëndrimi në ambiente me ajër të thatë; për parandalim të ftohjes para dhe pas sezonës së dimrit.

Aroma e këndshme natyrale e shurupit Alpenkraft e bënë të jetë zgjedhja numër një e të rriturve dhe fëmijëve.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Fëmijët 6 deri 12 vjeç: 3 x 5 ml në ditë.

Fëmijët mbi 12 vjeç dhe të rriturit: 3 x 10 ml në ditë.

Të mbahet në gojë për pak çaste e pastaj të gëlltitet.

Përmbajtja

Përbërësit: Ekstrakte ujore dhe distilate (33,4 %): trumzës (Thymus vulgaris), lules së kamomilit (Chamomilla recutita), lules së blirit (Tilia cordata), frytit të anasonit (Pimpinella anisum), frytit të kuminit (Carum carvi), frytit të koprës (Foeniculum vulgare), boçave të kulprës (Humulus lupulus), thartushës së gjelbër (Polygonum aviculare).

Ekstraktit të pishës malore (Pinus mugo), ekstraktit të jamballit (Glycyrrhiza glabra). Vajra eterike (0,114 %): pishës malore (Pinus mugo), anasonit në formë ylli (Illicium verum), koprës (Foeniculum vulgare), limonit (Citrus limon), eukaliptit (Eucalyptus globulus), mendrёs (Mentha x piperita). Përbërësit e tjerë: sheqer, mjaltë, ekstrakt malti (nga elbi). Dendësues: algjinat natriumi


Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit para përdorimit dhe mos e tejkaloni dozen e rekomanduar. Shtesat ushqimore nuk janë zëvëndësues të ushqimit të rregullt ditor. Mbajeni larg fëmijëve.

 

 

Vlerat ushqyese për: 100 ml 10 ml 15 ml
Vlera energjike 1265 kJ / 298 kcal 127 kJ / 30 kcal 190 kJ / 45 kcal
Yndyrna prej të cilave acide yndyrore të pangopura < 0,5 g
< 0,1 g
< 0,5 g
< 0,1 g
< 0,5 g
< 0,1 g
Karbohidrate prej tyre sheqerna 74 g
71 g
7,4 g
7,1 g
11,1 g
10,7 g
Proteina < 0,5 g < 0,5 g < 0,5 g
Kripë 0,08 g < 0,01 g 0,01 g