Floradix Saludynam

Formulë e lëngët kalciumi, magnezi e zinku. Përmban vitaminë D dhe ekstrakte bimore - Për eshtra dhe dhëmbë të shëndoshë.

250ml

€13.00

Çmimi i rekomanduar

Kalciumi, magnezi dhe zinku janë minerale esenciale për eshtra dhe dhëmbë të shëndoshë si dhe për funksionimin e mirëfilltë të qelizave të organizmit.

Kjo formulë e lëngët e kalciumit, magnezit dhe zinkut bashkë me vitaminën D ka shije të këndshme falë shumë ekstrakteve të bimëve dhe frutave.

Saludynam nuk përmban alkool, gluten, shtesa, lëndë konzervuese dhe as ngjyrues artificial.

Këto minerale janë të domosdoshme për çdokënd e posaçërisht për femrat shtatzëna, nënat gjidhënëse, fëmijët në zhvillim, femrat në menopauzë, atletët dhe për të moshuarit.

Saludynam është veçanërisht i duhur për femrat shtatëzëna dhe nënat gjidhënëse.

MËNYRA E PËRDORIMIT

Fëmijët 3 – 4 vjeç: 5 ml tri herë në ditë.

Fëmijët 5 – 12 vjeç: 10 ml dy herë në ditë.

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12 vjeç: 15 ml dy herë në ditë, më së miri para mëngjesit ose darkës.

Përmbajtja

Ekstrakt ujor (50 %) nga: lulet e hibiskusit (Hibiscus sabdariffa), lulet e kamomilit (Matricaria recutita), kopra (Foeniculum vulgare), spinaqi (Spinacia oleracea). Shurup fruktoze.

Miksturë e koncentrateve të lëngjeve të pemëve (12 %) nga: portokalli, uji, mango, ekstrakti i xhixhibanozit(Ceratonia siliqua), rrushi, limoni, molla. Glukonat magnezi, glukonat kalciumi, citrat magnezi, laktat kalciumi, dendësues: mielli i farës së akacies së bardhë, citrat zinku, aromatizues natyral, vitaminë D (në formë holekalciferoli).


Gjithmonë lexoni udhëzimet e produktit para përdorimit dhe mos e tejkaloni dozen e rekomanduar. Shtesat ushqimore nuk janë zëvëndësues të ushqimit të rregullt ditor. Mbajeni larg fëmijëve.

 

 

Vlerat ushqyese në: 100 ml 30 ml
Vlera energjike 632 kJ / 149 kcal 190 kJ / 45 kcal
Yndyrna prej të cilave acide yndyrore të pangopura < 0,5 g
< 0,1 g
< 0,5 g
< 0,1 g
Karbohidrate prej tyre sheqerna 37 g
24 g
11 g
7,2 g
Proteina 0,5 g < 0,5 g
Kripë 0,04 g < 0,01 g
Përbërësit për: 30 ml% RDA*/30 ml
Vitaminë D (holekalciferol) 5,1 µg 102
Kalcium (si laktat, glukonat) 154,5 g 19
Magnez (si glukonat, citrat) 186 mg 50
Zink (si citrat) 3,51 mg 35
*RDA: Doza e rekomanduar ditore